“SHBA nuk ka nevojë për NATO-n”, Trump për tensionet me Iranin: Mezi po presin që të bëjmë marrëveshje

Donald Trump ka deklaruar në një intervistë për BBC se veprimet dhe deklaratat e tij ndaj Iranit “po funksionojnë shumë mirë”, duke lënë të kuptohet se presioni ndaj Teheranit po jep efekt.
Duke folur për situatën me Iran, Trump tha se pala tjetër “është e gatshme për marrëveshje”, ndërsa shtoi se çdo deklaratë apo veprim i tij po jep rezultat.
Ai komentoi edhe rolin e NATO-s, duke thënë se SHBA “nuk ka nevojë për të” në një konflikt të mundshëm, por se aleatët “duhej të ishin më të përfshirë”.
Trump kritikoi gjithashtu Mbretëria e Bashkuar, duke thënë se Londra duhej të tregonte më shumë angazhim dhe mbështetje, ndërsa theksoi se SHBA ka qenë historikisht në krah të saj dhe të NATO-s.
Deklaratat e tij vijnë në një periudhë tensionesh të larta ndërkombëtare, ku diskutimet për rolin e aleancave ushtarake dhe përfshirjen e vendeve perëndimore janë intensifikuar.
[18:58, 23/04/2026] ????????????????: “Nuk kishim nevojë fare për NATO-n”/ Deklarata e Trump për tensionet me Iranin: Mezi po presin që të bëjmë një marrëveshje


