PAS 12 ORËSH 'LUFTË' ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Malin e Krujës

Aktualitet

PAS 12 ORËSH 'LUFTË' ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht

Pas një operacioni të gjatë të zhvilluar nga toka dhe ajri, zjarri që përfshiu malin e Krujës është shuar plotësisht.

Flakët janë neutralizuar dhe situata në zonat e prekura paraqitet e qetë, pas një ndërhyrjeje intensive ku morën pjesë forcat operacionale, strukturat e emergjencave dhe banorë të zonës.

Gjatë operacionit, ekipet në terren punuan në disa drejtime për të izoluar vatrat dhe për të penguar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Ndërhyrja u mbështet edhe nga ajri, ndërsa banorët u angazhuan me mjetet në dispozicion për mbrojtjen e banesave dhe pronave të tyre.

Pavarësisht shuarjes së zjarrit, forcat operacionale nuk janë larguar nga zona. Monitorimi do të vijojë për të identifikuar në kohë çdo vatër që mund të riaktivizohet dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Pas një nate të vështirë, gjatë së cilës zjarri iu afrua banesave dhe detyroi disa familje të largoheshin përkohësisht nga shtëpitë, situata në Krujë tashmë është normalizuar.

Ekipet në terren mbeten në gatishmëri, ndërsa vijon monitorimi i zonave të prekura.

ME TE LEXUARAT