Kapet autori i zjarrit që "shkrumboi Krujën", ministri: E shkaktoi dora e njeriut

Aktualitet

Kapet autori i zjarrit që "shkrumboi Krujën", ministri: E

Zjarri ne zonen e Krujes diten e sotme, i cili demtoi siperfaqe pyjesh dhe vendosi ne veshtiresi autoritetet e emergjencave, ka qene i qellimsheem. 

Ministri i Brendshem njoftoi ne oret e mbremjes se autori i zjarrvenies eshte arrestuar. 

Reagimi i Ministrit Besfort Lamallari:

Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut.

Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale.

Kapet autori i zjarrit që "shkrumboi Krujën", ministri: E

Në vijim të kërkesës së pushtetit vendor, strukturat policore kanë marrë masat për evakuimin e pjesshëm të banorëve në afërsi të vatrës së zjarrit. Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut.

Me heret ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, reagoi ne lidhje me zjarrin ne Kruje:

Në zonën e Abazes në Krujë, bashkë me kolegun Besfort Lamallari, Drejtorin e AKMC dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Zjarrfikësve duke ndjekur nga afër situatën e zjarrit të shkaktuar fatkeqësisht nga dora e njeriut.

Që prej pasdrekes, po punohet intensivisht me mbështetje nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore, bashkë me forcat operacionale të strukturave vendore.
Shumë mirënjohje dhe respekt për pilotët e forcës ajrore dhe efektivët MZSH Krujë, Kamëz, Tiranë dhe Vorë, të cilët po punojnë pa ndërprerje për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara.

Për shkak të terrenit të thepisur dhe vështirësisë së ndërhyrjes nga toka, operacioni po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga toka dhe ajri, me synim vënien sa më shpejt nën kontroll të zjarrit.

 

ME TE LEXUARAT