SPAK nuk i ndahet AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj merret në pyetje për 4 orë pas daljes në TV

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 3 orësh e 45 minutash marrje ne pyetje aty.
Karçanaj është parë duke hyrë në SPAK e shoqëruar nga avokatja e saj, ndërsa nuk ka dhënë deklarata për mediat.
Ajo po hetohet për skandalin tek AKSHI, ndërsa GJKKO ka caktuar ndaj saj masën ‘Detyrim paraqitje’, ku SPAK po heton dyshime për shkelje të barazisë në tendera dhe veprimtari të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Hetimet e SPAK lidhen me disa procedura prokurimi me vlera të larta, ku dyshohet se kriteret e tenderave janë favorizuar për kompani të caktuara.
Kjo eshte hera e dyte qe Karcanaj merret ne pyetje nga SPAK pak kohe pasi doli ne TV dhe mohoi akuzat ndaj saj por duke mos bere asnje transparence ne lidhje me miliona eurot e shpenzuara nga institucioni i drejtuar prej saj.


