Patos / Elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë, reagon policia

Aktualitet

Patos / Elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë, reagon

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi vdekjen e elektriçistit 46-vjeçar, Ermal Debrovës, i cili u gjet pa shenja jete në fshatin Margëlliç të Patosit.

Sipas policisë, elektriçisti është gjetur pa shenja jete pranë një shtylle elektrike të rrëzuar në tokë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Patos / Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Margëlliç, Patos, është gjetur pa shenja jete, pranë një shtylle elektrike të rrëzuar, shtetasi E. D., 46 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT