“S’kam folur kurrë me Trump” / Rama për projektin në Sazan: Nuk investojmë për ujin dhe dritat, pikë e panegociueshme

Investimi për një ujësjellës dhe linjën elektrike në ishullin e Sazanit është “thembra e Akilit të negociatave”, thotë kryeministri Rama në podcast-in “Flasim.” Qeveria nuk ka pranuar të bëjë asnjë lëshim në këtë pikë, thotë ai. Me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, "s'ka folur asnjëherë" për këtë projekt.
“Ne s’mund të investojmë për ujësjellësin dhe linjën elektrike të Sazanit sepse shprehimisht, unë e kam thënë këtë gjë, askush nuk do ta kuptonte sesi një pjesë ende ka fshatra dhe territore të banuara në periferi ku duhen bërë investime në ujësjellës, të investohet me paratë e shtetit për këtë.
E kuptoj që në kushtet e një shteti me të tjera fuqi kjo mund të ishte normale. Kjo është një pikë e negociatës që ne nuk e kemi lëshuar për asnjë moment dhe ata e kanë problem sepse kushton. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.
Investimi është i mirë edhe për lagunën. Laguna sot është një nga pikat më të ndotura të Shqipërisë. Ti shikon nën ujë llumin që janë ujëra të zeza. Projekti do të pastrojë komplet ujin e lagunës”, tha Rama.


