Pensionistët e huaj nuk tatohen! Qeveria: Janë konsumatorë, blerës apartamentesh, dhe zhvillojnë bizneset

Aktualitet

Pensionistët e huaj nuk tatohen! Qeveria: Janë konsumatorë,

Qeveria shqiptare ka vendosur tu heq tatimin nga të ardhurat pensionistëve të huaj që jetojnë në shqipëri. Në draft theksohet se kjo kategori nuk është vetëm konsumatore por dhe janë përfshirë në blerje të pasurive të paluajtshme apo dhe në zhvillimin e bizneseve

Pensionistët e huaj që kanë zgjedhur të jetojnë në Shqipëri nuk do të tatohen mbi të ardhurat që ata marrin. Qeveria shqiptare ka depozituar në kuvend ndryshimet në ligj i cili do të hyjë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare.

Nisma vjen dy muaj pasi përfaqësues të 3 mijë shtetasve italianë që qëndrojnë në vendin tonë i dërguan një shkresë kryeministrit për tiu hequr barrën fiskale. Madje në janar mediet e përtej adriatikut shkruanin se një pjesë e tyre po mendonin të largoheshin në një tjetër shtet.

Pensionistët italianë marrin mesatarisht 3,500 euro në muaj ndërsa sipas ligjeve shqiptare rezidentët duhet të deklarojnë të ardhurat dhe si pasojë edhe tatimin prej 15 për qind.

Tashmë me ndryshimin e ligj, pensionistët nga italia apo dhe shtete të tjera nuk do të tatohen.

Në relacionin e paraqitur në Kuvend theksohet se “Në kushtet e një konkurrence të fortë për tërheqjen e rezidentëve me të ardhura të qëndrueshme 2 nga vendet e zhvilluara, heqja e barrierave tatimore për pensionet e përfituara jashtë vendit i jep Republikës së Shqipërisë një avantazh strategjik”.

Më tej shtohet se projektligji i dërgon një sinjal të qartë dhe ftesë për diasporën shqiptare, pasi ky përjashtim tatimor shërben si një instrument efikas stimulues për t’i inkurajuar ata, që vitet e pensionit t’i kalojnë në atdhe.

Në relacion shtohet se  pensionistët e huaj nuk janë vetëm janë vetëm konsumator por edhe blerës potencialë të banesave, investitorë të vegjël në shërbime dhe turizëm.

ME TE LEXUARAT