Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Aktualitet

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli,

Disa anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, këtë të mërkurë, shkuan në selinë e PD-së për të kërkuar llogari mbi pretendimin se ishin përjashtuar nga partia. Ata rrëzuan pretendimin se, sipas PD-së, ata kishin ndihmuar PS-në.

Anëtari i PD Durrës: Jam këtu për të kërkuar shpjegime mbi përjashtimin tim. Çdo rresht i vendimit është anti-statutor. Kam kërkuar ballafaqim me lidershipin dhe kam kërkuar fakte dhe prova që çuan në vendimin e shkarkimit tim. Jemi këtu bashkë dhe, me insistimin e këtyre demokratëve, kërkojmë nëse është e mundur të bëjmë një ballafaqim me zotin Berisha, pasi jemi rënduar shumë me akuzat. Janë akuza shumë të rënda për mua dhe kolegun tim. Ja ku jemi dhe të ballafaqohemi, sepse i detyrohemi këtyre demokratëve.

Pyetje: A keni bashkëpunuar me PS kundër PD-së?”

Anëtari i PD Durrës: Nuk kemi bashkëpunuar; është një gënjeshtër shumë e madhe. Parkimi është pronë private dhe unë jam pjesëtar i saj. Shumë mirë që më pyetni, sepse kjo gjë ka qarkulluar nën zë. Unë do t’ju vë në dispozicion certifikatën e pronësisë që tregon se jam pronar. Nëse ky është shkaku, kanë gabuar rëndë.

ME TE LEXUARAT