Moment prekës, Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së tij të fundit në Argjentinë

Sport

Moment prekës, Lionel Mesi shpërthen në lot pas ndeshjes së

Në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, Lionel Mesi shpërtheu në lot ndërsa u rreshtua me shokët e tij të ekipit për herë të fundit në tokën argjentinase.

Në një video që po bën xhiron në rrjetet sociale, sulmuesi shihet duke fshirë sytë, duke lënë të kuptohet se kjo është hera e fundit që ai do të luajë para tifozëve të tij në shtëpi.

Argjentina e Mesit u përball me Zambian në La Bombonera në Buenos Aires në një miqësore, me ish-yllin e Barcelonës që shënoi një gol dhe asistoi një tjetër. Mesi, i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri Lionel Skaloni pas fitores së zbehtë të Argjentinës ndaj Mauritanisë të premten e kaluar, pati një ndikim të menjëhershëm në miqësoren e mbrëmshme të cilën e fituan me shifrat e thella 5-0.

Në Botëror, Argjentina do të luajë në Grupin J ku do të përballet me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë. Mesi do të luajë në Kupën e Botës së tij të 6-të ndërsa synon trofeun për herë të dytë radhazi.

ME TE LEXUARAT