Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar

Aktualitet

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës,

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës.

Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, me radhë kilometrike automjetesh që kanë vështirësuar qarkullimin.

Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe cili është gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po menaxhojnë trafikun dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT