Përplasi të miturin me makinë, procedohet penalisht 18-vjeçari në Shkodër
Lajmifundit
/
13 Mars 2026, 11:49
Aktualitet

Një 18-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Shkodrës.
I riu, sipas uniformave blu, ka përplasur me makinë një të mitur, 9 vjeç.
Të miturit, i janë shkaktuar dëmtime në këmbë nga përplasja dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Gj. K., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 9-vjeçar, i cili është dëmtuar në këmbë. I mituri është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


