A ishte shtatzënë?! Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjor për 25-vjeçaren që u vetëvra në Lezhë

Aktualitet

A ishte shtatzënë?! Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjor për

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë, zbardhet ekspertiza paraprake mjeko-ligjore për vdekjen Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares që ndërroi jetë në QSUT pasi u vetëhelmua me fostoksinë.

Raportohet se e reja kishte shenja të dukshme në trup, për të cilat thuhet se janë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga Policia pas denoncimit të familjarëve të së ndjerës. Dje u tha se e reja ishte shtatzënë, ndërkohë që ekspertiza vërtetoi të kundërtën. Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja është dhunuar në mënyrë brutale nga Fizi, pasi ka hematoma dhe dëmtime në gjymtyrë dhe trup.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër. Mësohet se ajo shkruante në letër se “nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin”. Në fund të letrës, ajo u kërkonte ndjesë edhe nënës dhe babait të saj.

Martesa e çiftit kishte zgjatur pak muaj dhe kishte përfunduar vitin e kaluar, por kjo nuk ka penguar të dyshuarin Fizi që të vijonte dhunën psikologjike dhe fizike ndaj ish-gruas së tij, duke e çuar deri në vetëvrasje. Hetimet bëhen nga Policia e Lezhës dhe Tiranës, bashkë me Prokurorinë.

 

ME TE LEXUARAT