Berisha: Largimi i Ramës, zgjidhja e vetme për në BE! Do votojmë në unison për heqjen e mandatit të Ballukut

Politikë

Berisha: Largimi i Ramës, zgjidhja e vetme për në BE! Do

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se largimi i kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Për mediat, para hyrjes në seancën plenare, Berisha u shpreh se PD do të votojë në unison për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

"Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi.

Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryemnistër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama.

Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij.

Është i poshtëruar sepse për interesa të hajdutërisë së tij, pasurive të tij të paligjshme, po mbyll dyert e BE për Shqipërinë.

Është i poshtëruar se aty ky miraton ligje në parlament për firmën e tij, firmën ia merr Pëllumbesha Spirogjoka.

Është i poshtëruar se aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin.

Pra, Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari, të një kryeministri.

Ne sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarëve.

Do të votojmë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike evropiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama.

Ju duhet ta dini këtë, që ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer.

Por ai, për të shpëtuar lëkurën e tij, është i gatshëm të pranojë çdo lloj poshtërimi që i bëhet.
Nuk mund ta imagjinoni ju se si në darkat e tij të neveritshme, që ua nxjerr ato që hanë miqve, shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen, për t’u kërkuar që të ndryshojnë mendimin.

Ta dinë shqiptarët se ky është sot Edi Rama.”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT