Kuvendi vendos nesër fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

Politikë

Kuvendi vendos nesër fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka njoftuar deputetët socialistë se nesër në orën 09:00 do të zhvillojnë një mbledhje grupi, para seancës plenare ku do të vendoset për fatin e Belinda Ballukut.

“Siç ju njoftova në mbledhjen e Grupit, nesër ora 9:00 do të zhvillojmë një mbledhje Grupi në Sallën e Seancave në Parlament.

Lutem merrni masa për pjesëmarrjen. Hyrja do të bëhet nga krahu i Qendrës Tregtare Toptani. Shihemi nesër”, thuhet në mesazhin dërguar deputetëve të PS.

Nesër PD do të mbajë protestë para Kuvendit pas qëndrimit të PS për të mos lejuar arrestimin e Ballukut./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT