Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet iraniane ndaj vendeve të Gjirit: Kërcënim serioz për paqen!
Lajmifundit
/
11 Mars 2026, 23:00
Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi me 13 vota pro dhe dy abstenime (Rusia dhe Kina), rezolutën e propozuar nga Bahreini, e cila dënon ashpër sulmet e Iranit kundër territoreve të Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë.
Po ashtu Rezoluta bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të tilla, si dhe përcakton se ato përbëjnë një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Rezoluta kishte 135 bashkë-sponsorizues, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë./Shqiptarja


