Shqiptarët organizojnë iftar masiv me 4500 persona në Turqi, tavolinat gjigante “pushtojnë” rrugët

Bota

Shqiptarët organizojnë iftar masiv me 4500 persona në Turqi,

Banorët me prejardhje shqiptare të lagjeve Zafer dhe Namık Kemal në rrethin Osmangazi organizuan një iftar rrugor masiv, i cili mblodhi rreth 4,500 persona – shumë më tepër se pritshmëritë fillestare prej 3,000 pjesëmarrësve.

Tavolina gjigante e iftarit, e shtrirë për qindra metra, tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe mysafirëve nga qyteti dhe zona të tjera, dhe u dokumentua nga lart me dron.

Ky aktivitet vjetor, i iniciuar dhe organizuar për herë të tretë nga të rinjtë e lagjeve, shënoi një moment të bashkimit dhe solidaritetit në komunitet.

Rrugët u mbyllën për trafikun për të mundësuar vendosjen e tavolinave të gjata, ku të rinj, të moshuar, tregtarë dhe studentë ndanë agjërimin dhe bekimet e Ramazanit.

Organizatorët theksuan se qëllimi i këtij eventi është të forcojë lidhjet brenda komunitetit, të ruajë traditat kulturore shqiptare në diasporë dhe të rikujtojë vlerat e fqinjësisë dhe bashkëjetesës.

Ngjarje të ngjashme janë mbajtur edhe vite më parë, duke u bërë tashmë një traditë e rëndësishme për komunitetin shqiptar të Bursës, që mbledh bashkë breza të ndryshëm për të ndarë një moment të veçantë fetar dhe shoqëror./Ballkan

ME TE LEXUARAT