Berisha u bashkohet protestuesve jashtë Kuvendit: Rama sot shënoi vetëvrasjen dhe fundin e tij politik!

Aktualitet

Berisha u bashkohet protestuesve jashtë Kuvendit: Rama sot shënoi

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është bashkuar protestuesve jashtë Kuvendit.

Në fjalën e tij, ai tha se me vendimin e sotëm kryeministri Rama shënoi vetvrasjen dhe fundin e tij politik.

“Së pari, mirënjohje të pakufijshme për ju, burra e gra guximtarë që keni lënë çdo gjë për të përfaqësuar zërin e shqiptarëve në një ditë të zezë. Kemi ardhur në mbrojtje të Kushtetutës, të dinjitetit njerëzor, në mbrojtje të intersave të shqiptarëve nga një oragnizatë kriminale që përdor pushtetin e grabitur për të mbrojtur vjedhjet e veta. Sot Rama shënoi vetvrasjen e tij politike. Shënoi fundin e tij politik. Firmosi të drejtën e shqiptarëve për ta nxjerrë nga pushteti i tij i krimit. Sor ai nuk votoi për Ballukun,por për veten e tij. Për të mbrojtur krimet dhe vjedhjet që ka bërë”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT