Përshkallëzohet protesta! Përplasje mes policisë dhe protestuesve në ish-Bllok

Aktualitet

Përshkallëzohet protesta! Përplasje mes policisë dhe

Ka përshkallëzuar në dhunë protesta e opozitës, teksa qytetarët i janë drejtuar zonës së ish-bllokut.

Efektivët e policisë ishin pozicionuar në disa pika të ish-bllokut për të penguar kalimin e marshimit të Berishës drejt ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha.

Për këtë arsye, një prej pikave pranë sheshit Uillson, protestuesit goditën forcat Shqiponja edhe me shishe plastike dhe flakadanë.

Më herët, drejt uniformave blu janë hedhur dhe bomba molotovë, fatmirësisht deri më tani pa të lënduar, teksa një makinë e policisë u dogj./Shqip

ME TE LEXUARAT