“Petalet e vyshkura të partisë janë mërzitur”- I riu nga protesta: Ne jemi gjemba çeliku që shpojnë deri në zemër

Një i ri teka foli në podiumin e protestës mbrëmjen e sotme, në ditën e 62-të të saj, tha se “petalet e PS-së po vyshkeshin dhe janë të mërzitura”, duke ironizuar qeverinë.
A apeloi për qëndresë në shesh deri në rrëzimin e qeverisë së korruptuar, teksa i krahasoi protestuesit si “gjemba çeliku”.
“Kam një lajm shumë pozitiv për protestën, Petalet e vyshkura të Partisë Komuniste janë mërzitur. Ne të rinjtë nuk jemi petale. Ne, rinua këtu, jemi gjemba si çeliku, ne nuk trembemi”, u shpreh ai.
Në fund i dha edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, teksa shprehu besimin se do rrëzohej se shpejti.
“Ne nuk vyshkemi, bëhemi më të fortë se çeliku, ai kur shpon shkon deri në zemër. Ne nuk jemi pro korrupsionit. Ne kemi besimin që ky kryepushti bashkë me petalet të vyshket sa më shpejt”, përfundoi ai.


