Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Vlorë, arrestohet autori
Lajmifundit
/
3 Maj 2026, 12:51
Aktualitet

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e plagosjes me thikë të një 23-vjeçari një ditë më parë në fshatin Picar. Në pranga u vu shtetasi V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë
Nga hetimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Picar, ky shtetas ka goditur me mjet prerës shtetasin Gj. I.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika) e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për veprime të mëtejshme.

