Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i Kalasë së Beratit (EMRI)

Aktualitet

Po bënte foto, 69-vjeçarja rrëzohet nga muri rrethues i

Berat - Një 69-vjeçare është rrëzuar nga muri rrethues i Kalasë së Beratit teksa po bënte foto.

Lumnika Kaceli, banuese në Tiranë dhe me kombësi hollandeze, ka pësuar frakturë në njërën këmbë dhe lëndime të shumta në trup.

Ndihmën e parë ia kanë dhënë vizitorët që kanë qenë aty pranë dhe më pas 69-vjeçarja është transportuar në spital për mjekim të specializuar - fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Polica ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave..

Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “Kala”, Berat, shtetasja L. T. (K)., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, me kombësi holandeze dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një mur. Si pasojë, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT