Mediat në Iran! Shpërthime të fuqishme në bazën amerikane në Bahrein, por edhe në zona të tjera të vendit
Lajmifundit
/
21 Mars 2026, 16:45
Bota

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim të Iranit, disa shpërthime ndodhën në bazën ushtarake amerikane në Juffair të Bahreinit.
Një deklaratë tjetër e lëshuar nga e njëjta agjenci në Telegram, e raportuar nga Sky News, tha se disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në të gjithë ishullin këtë pasdite.
Lajmi vjen pasi Ministria e Brendshme e Bahreinit lëshoi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve të "shkojnë në vendin më të afërt të sigurt" për shkak të sirenave që paralajmërojnë për sulme të ardhshme./Shqiptarja


