Duhanpirja, rreziku numër një në Evropë — paralajmërimi i OBSH-së

Soft

Duhanpirja, rreziku numër një në Evropë —

“Europa është rajoni më i keq përsa i përket konsumit të duhanit. Sipas OBSH-së, parashikohet që deri në vitin 2030 ky rajon të vijojë të mbajë trendet më të larta të duhanpirjes në popullatë, dhe kjo është më alarmante tek gratë dhe adoleshentët. Një trend shqetësues që vihet re edhe në Shqipëri”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

“Vlerësimet e fundit tregojnë se rreth 38% e popullatës është duhanpirëse. Rreth ¼ e përdoruesve të duhanit janë femra, dhe rreth ¾ meshkuj”, thotë Naun Sinani, ekspert i ISHP.

“Raporti i fundit i OBSH-së tregon se 19% e të rinjve në Shqipëri janë përdorues të duhanit. Por tendenca në rritje është më shumë tek cigaret elektronike”, shprehet gazetarja Dorezi.

Për ekspertët, duhanpirja në moshë të re sjell probleme të shumta shëndetësore.

“Problem shqetësues është rritja e duhanpirjes tek të rinjtë. Ajo që është më shqetësuese është varësia që krijojnë të rinjtë. Duhanpirja apo efektet e duhanpirjes ndikojnë në sëmundshmëri që lidhen me sistemin kardiovaskular, mushkëritë, sistemin riprodhues, diabetin”, thotë eksperti i ISHP.

Sipas OBSH-së, Europa është i vetmi rajon që nuk pritet të përmbushë objektivin global të një reduktimi prej 30% të përdorimit të duhanit tek gratë. Mbi 40% e duhanpirësve femra, afro 62 milionë gra, jetojnë në Rajonin Evropian. Pothuajse çdo vit në Europë regjistrohen 1.1 milion vdekje që kanë shkak kryesor duhanpirjen në sëmundshmëri./Tv Klan

ME TE LEXUARAT