“As nuk shitet e as nuk…”/ Landi ka një MESAZH për mikun e tij, Miri: 32 vite...

Këngëtari i grupit të njohur “West Side Family”, Ronald Hysi, e ka treguar mbështetjen e tij për banorin e “Big Brother VIP 5”, Armir Shahini, që ditën e parë që ai u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Landi herë pas here jep intervista ku komenton rrugëtimin e Mirit në BBV 5, si dhe e mbron sa herë komentohet sjellja e tij në këtë garë.
Por gjithashtu nuk mungojnë as postimet në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij foto apo video me mikun e tij, këngëtarin e po grupit të “West Side Family”.

E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, ku ai ka publikuar në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me Mirin. Bashkëngjitur me këtë imazh, Landi shkruan:
“AS NUK SHITET E AS NUK BLIHET!
MIRI, MIRI DHE VETËM MIRI!
P.s: 32 vite t’vogla bashkë…”.
Kujtojmë se në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, Landi u bëri thirrje familjarëve të banorëve të “Big Brother VIP 5” që të mos bëjnë një “Big Brother” jashtë shtëpisë./Shqip


