Pogradec / 10-vjeçarja kafshohet nga qeni dhe tërhiqet zvarrë për disa metra

Aktualitet

Pogradec / 10-vjeçarja kafshohet nga qeni dhe tërhiqet zvarrë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Pogradecit, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i fqinjit në lagjen nr. 4, në hyrje të lagjes “Goricë”.

Sipas informacioneve, në momentin e ngjarjes në vend kanë qenë dy vajza të mitura. Kjo e fundit është kafshuar nga qeni dhe është tërhequr zvarrë për disa metra, duke pësuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore të menjëhershme.

Banorët e lagjes raportojnë se situata me këtë qen ka qenë problematike prej kohësh, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për komunitetin.

Burime bëjnë të ditur se pavarësisht ankesave dhe apeleve të përsëritura, poseduesi i qenit, nuk ka marrë masa për të parandaluar rrezikun.

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa e mitura po merr ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit./ORA

ME TE LEXUARAT