Policia merr përsipër organizimin e protestës së PD, çon shkresën informuese në selinë blu

Aktualitet

Policia merr përsipër organizimin e protestës së PD,

Policia ka sjell në selinë e Partisë Demokratike shkresën informuese për protestën e nesërme përballë Parlamentit.

Në dallim nga dy protestat e fundit, këtë herë policia ka marrë përsipër organizimin e protestës, pas njoftimit që i ka dërguar PD.

Disa ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se protesta e radhës e opozitës që pritet të zhvillohet më 12 mars do të mbahet në orën 10:00 para Kuvendit. Ai theksoi se 12 marsi do të jetë dita e pranverës së demokracisë dhe përmbysjes së qeverisë të cilën e quan narkoregjim.

“Nuk duhet të ndalemi me këta horra, këta janë kriminelë, janë njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me moralin tuaj, me familjet tuaja, janë antishqiptarë që po zbrazin Shqipërinë, po e shkatërrojnë dhe duhet t’u japim atë përgjigje që meritojnë”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT