VIDEO/ Aksident tragjik, burri i vë flakën vetes brenda autobuzit; mësohet se ka të vdekur dhe të plagosur

Një zjarr i madh shpërtheu në një rrugë në komunën e Kerzers, në kantonin e Fribourg-ut, Zvicër. Videot dhe fotot tregojnë një autobus të përfshirë nga flakët, dhe raportet fillestare tregojnë ndërhyrjen e një helikopteri shpëtimi.
Policia e kantonit të Fribourg-ut konfirmoi vdekje dhe lëndime të shumta, ndërsa automjeti u shkatërrua plotësisht. Numri i saktë i viktimave është ende i pasigurt, ashtu si edhe ashpërsia e lëndimeve
Policia ka rrethuar zonën dhe u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.
"Një burrë i vuri flakën vetes."
Mediat zvicerane po raportojnë foto dhe video të shumta nga banorët që tregojnë shkatërrimin total. Flakët nga autobusi arritën disa metra lartësi. Reja e tymit ishte e dukshme për kilometra të tëra.
❗️⚠️???????? - BREAKING: Tragic Incident in Kerzers, Switzerland
— ????????The Informant (@theinformant_x) March 10, 2026
A public PostBus caught fire Tuesday evening in the center of Kerzers, in Switzerland’s Fribourg canton, killing several people and injuring multiple others. The vehicle was completely destroyed in the blaze.
Witnesses… pic.twitter.com/bURWbOgqcC
Në video shihet një burrë i tmerruar me fytyrën e nxirë nga tymi, ndërsa kalimtarët gulçojnë. Kur mbërritën zjarrfikësit, kishte mbetur vetëm karroceria e djegur.
"Një burrë ia vuri flakën vetes brenda autobusit", bërtiti një banor, i cili më pas vazhdoi, "Ai i hodhi benzinë vetes dhe ia vuri flakën vetes!" Dëshmitarë të tjerë okularë raportuan të njëjtën gjë, por deklaratat e tyre nuk janë konfirmuar ende nga policia./Lajmi i Fundit


