“Jemi më pranë se ç’mendoni”/ Hakerat e ‘Homeland Justice’ sulmojnë korrespondencën e Kuvendit

Aktualitet

“Jemi më pranë se ç’mendoni”/ Hakerat e

Administrata e Kuvendit ditën e sotme është përballur me një sulm kibernetik në sistemin IT. Burime bëjnë me dije se administrata dhe deputetët, që prej mëngjesit të sotëm, nuk kanë pasur akses në kompjuterët dhe adresat e emailit.

Mësohet se e-mailet e tyre janë publikuar në faqen e grupit të hakerimit, Homeland Justice, në Telegram.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni strehuar vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të sigurohemi që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë”, thuhet në faqen zyrtare të Homeland Justice në Telegram.

Ndërkohë, disa deputetëve u është dërguar në adresat e tyre të email-it një njoftim që u kërkohet të mos klikojnë link-et ose skedarët bashkangjitur, pasi sipas tyre përbëjnë rrezik.

“Ky email vjen nga jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Ju lutemi, mos i klikoni link-et ose skedarët bashkangjitur, përveç rasteve kur e njihni burimin e emailit dhe e dini që përmbajtja është e sigurt”, thuhet në mesazh.

ME TE LEXUARAT