Mbi 45 milion euro të sekuestrua gjatë në viti nga SPAK/ Raporti i 2025: 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë

SPAK ka publikuar raportin për vitin 2025, ku thekson se vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti në rreth 45.4 milionë euro.
Sipas njoftimit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, 43.49 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të sekuestruara (rreth 96% e totalit), ndërsa 1.91 milionë euro përfaqësojnë vlerën e aseteve të konfiskuara (rreth 4% e totalit).
Në këtë vlerë thekson SPAK, përfshihet edhe sekuestrimi i kriptovalutave të llojit TETHER (USDT), me një vlerë ekuivalente prej 14.5 milionë dollarë, ose rreth 12.4 milionë euro.
SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit duke regjistruar: 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion jo të nivelit të lartë, dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë.
Sa i takon volumit të hetimit të çështjeve apo hetimeve që lidhen me korrupsionin këto janë 220 për vitin 2025, ndërsa çështjet e përfunduara janë 156.


