Janë kërcënuar?! Shtohet siguria për kreun e SPAK, Klodian Braho dhe "parardhësin" e tij, Altin Dumani
Lajmifundit
/
10 Mars 2026, 15:44
Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodian Braho tashmë do duhet të lëvizë i shoqëruar me 8 truproja.
Raportohet se nga 6 që ka qenë numri i personelit të sigurisë, tashmë është shtuar në 8 persona. Nuk dihet ende nëse ky vendim ka ardhur pas një kërcënimi të mundshëm ndaj tij.
Ndërkohë, edhe për ish-kreun e SPAK Altoin Dumani, është vendosur që të shtohen edhe 4 truproja në personelin shoqërues.
Kujtojmë se më herët është raportuar se Dumanit i rrezikohej jeta pas largimit nga detyra e kreut të SPAK./Shqip


