Tiranë, sherr me armë mes dy turqve në zonën e Saukut! Plagoset njëri prej tyre

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në shpatull.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa dyshohet se edhe autori është me shtetësi turke.
Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.
39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


