Deklarata e Trump se lufta në Iran në thelb ka mbaruar, nis menjëherë ulja e çmimeve të naftës
Lajmifundit
/
9 Mars 2026, 21:40
Bota

Çmimet e naftës shënuan rënie këtë mbrëmje pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iranin mund të përfundojë së shpejti.
Nafta bruto amerikane ra me 6.19%, duke arritur në 85.27 dollarë për fuçi, ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me 4.6%, duke zbritur në 88.43 dollarë për fuçi.
Rënia e çmimeve erdhi pas deklaratave të Trump, i cili në një intervistë u shpreh se konflikti me Iranin është “në thelb ka përfunduar” dhe mund të mbyllet së shpejti, çka ndikoi në pritshmëritë e tregjeve energjetike./Top Channel


