Trump: Kemi shkatërruar 80% të vendeve të raketave të Iranit

Bota

Trump: Kemi shkatërruar 80% të vendeve të raketave të Iranit

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shkatërruar "rreth 80 përqind" të vendeve të lëshimit të raketave të Iranit, tha Presidenti Trump gjatë një fjalimi në një aktivitet të Partisë Republikane në Florida.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump kanë zhvilluar një bisedë telefonike për rreth një orë e gjysmë. Këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, e quajti bisedën mes dy liderëve "të sinqertë dhe konstruktive".


“Putin e mbajti theksin te Irani dhe negociatat për Ukrainën, dhe Trump përsëriti interesin për një armëpushim të shpejtë dhe një zgjidhje afatgjatë në Ukrainë”, shpjegoi Ushakov.


Gjatë një interviste për CBS Trump deklaroi se lufta në Iran praktikisht ka mbaruar. Pas kësaj deklarate erdhi menjëherë një rënie e çmimit të naftës së papërpunuar. Nafta bruto amerikane ra me 6.19%, duke arritur në 85.27 dollarë për fuçi, ndërkohë çmimi i naftës së papërpunuar Brent ra me 4.6%, duke zbritur në 88.43 dollarë për fuçi.

ME TE LEXUARAT