(VIDEO) “Do vij me historinë time”, Fifi zbulon se së shpejti ka diçka të re

Fifi ka njoftuar zyrtarisht se do të realizojë koncertin e saj të parë recital, një ngjarje që pritet të bëhet një nga më të rëndësishmet kulturore të pranverës në Tiranë.
Më 25 prill, Pallati i Kongreseve do të hapë dyert për një mbrëmje të mbushur me muzikë, emocione dhe surpriza të veçanta nga artistja.
Përmes një video-mesazhi emocionues në rrjetet sociale, Fifi ka zbuluar se ky projekt është rezultat i muajve të tërë pune intensive. Bashkë me ekipin e saj, ajo ka punuar për çdo detaj: nga repertori dhe skenografia, deri te energjia dhe atmosfera e natës, për t’i ofruar publikut një eksperiencë të paharrueshme.
View this post on Instagram
“Po vij me historinë time, me muzikën, ndjenjën, zemrën… Kjo është dhurata ime për ju që e doni muzikën time,” ka thënë Fifi, duke e konsideruar koncertin një dedikim për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë viteve.
Fansat do të kenë mundësinë të ndjejnë afërsinë dhe emocionin e skenës, duke përjetuar çdo notë dhe varg të këngës së saj.
Biletat për këtë ngjarje të veçantë do të dalin së shpejti, dhe pritet që të shiten shpejt për shkak të interesit të madh nga publiku.


