Rritja e naftës në Shqipëri, reagon Braçe: Ndaleni këtë poshtërsi! Një skemë banale që po i imponohet institucioneve

Politikë

Rritja e  naftës në Shqipëri, reagon Braçe: Ndaleni

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës në karburantet në Shqipëri në 198 lekë për litër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e cilëson këtë akt një poshtërsi dhe bën thirrje që kjo të marrë fund.

Braçe thekson se depozitat me naftë të karburanteve në Shqipëri janë plotë dhe nuk janë mbushur gjatë këtyre ditëve kur ka nisur lufta në Iran, çka solli edhe rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Reagimi i Braçes:

Nafta 198 lekë për liter – ky është cmimi i pasdites!

25 lekë për liter rritje vetëm në një javë!

Ndaleni këtë poshtërsinë!

Është realisht poshtërsinë!

Depot e tyre i kanë plotë dhe nuk janë mbushur këtë javë, kur cmimi ka kërcyer në bursë! Joooo!

I kanë imponuar çdo institucioni në këtë vend një skemë banale, sipas të cilës këta kanë mbushur depot edhe një muaj më parë, por naftën e shesin me cmimin e bursës sot!

Është një skemë që grabit banalisht çdo qytetar!

Një skemë që ka bllokuar tregun, kapur tregun, monopolizuar tregun, sa të gjithë këta reagojnë me të njëjtin cmim në një pasdite!

Edhe më poshtërsinë është kur thonë: “He mo, se këta prapë e blejnë, rritja sa të duash cmimin e naftës, shqiptari pa makinë nuk rri dot!”

Ndaleni këtë poshtërsirë!

ME TE LEXUARAT