Prekëse/ Qindra njerëz shohin të shokuar dhe në lot teksa digjet pallati 12-katësh në Tiranë (FOTO)

Aktualitet

Prekëse/ Qindra njerëz shohin të shokuar dhe në lot teksa

Këto pamje dramatike janë regjistruar gjatë momentit që digjej një pallat 12-katësh shumë pranë spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Me qindra njerëz bllokuan rrugën kryesore, teksa vështronin të shokuar dhe në lot godinën e cila u përpi nga flakët në fasadën e jashtme brenda pak minutash.

Disa prej tyre duken të tronditur, ndërsa policia vendosi perimetër sigurie në mënyrë që të mos afroheshin pranë zjarrit.

Prekëse/ Qindra njerëz shohin të shokuar dhe në lot teksa

Mbi tre orë në luftë me flakët kaluan 100 forca zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga dy helikopterë Cougar për shuarjen e zjarrit. Nga informacionet e deritanishme, dyshohet se zjarri nisi nga katet e para në rrethana të paqarta, ndërsa u hap me shpejtësi deri në katin e 12-të.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikse arriti të evakuuojë në kohë banorët e pallatit, ndonëse pati edhe qytetarë të asfiksuar. Pallatit i mungonin shkallët e emergjencës, ndërsa u deshën shkallët e zjarrfikëses për të nxjerrë të moshuarit.

Mes të lënduarve ishin edhe 6 zjarrfikës, si dhe një punonjës policie, të cilët u dërguan në QSUT që ndodhet pranë pallatit ku ra zjarri.

Nga banorët e lënduar, një grua ka pësuar lëndime të shkallës së parë.
Në vendin e ngjarjes ishin edhe drejtori i policisë së Shtetit z.Skënder Hita, i cili tha se forcat Rena u aktivizuan për të hapur çdo derë të bllokuar të pallatit.

Grupi hetimor do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit në pallatin, i cili rezulton të jetë përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021, ku ishte në ndërtim e sipër.

ME TE LEXUARAT