Protesta e opozitës, lëndohen nga molotovët dy efektivët e forcave "Shqiponja"! Nisen drejt Traumës
Lajmifundit
/
22 Mars 2026, 20:50
Aktualitet

Dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit në drejtim të punonjësve të Policisë.
Aktualisht, të dy efektivët po transportohen drejt Spitalit Ushtarak, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, teksa nuk dihet gjendja e tyre.
Protesta vijon të jetë e tensionuar, me protestuesit që hedhin bomba molotv dhe fishekzjarrë drejt godinave të institucioneve dhe me policinë që u përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës.
Ata janë shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe marshojnë në grupe të drejtuar nga deputetët e PD-së./Shqip


