Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Suedi, plagoset edhe e reja që e shoqëronte
Lajmifundit
/
14 Prill 2026, 12:01
Aktualitet

Vritet në Helsingborg të Suedisë një 20-vjeçar, arsyet ende nuk dihen.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 03:00 të mëngjesit, në një parking, ku i riu shqiptar është qëlluar për vdekje. Ai ndodhej në shoqërinë e një vajze, e cila i ka mbijetuar atentatit.
20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka ndaluar një person të dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Viktima, me inicialet M.Ll., ishte nga Fieri dhe jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.


