Oficeri i policisë ‘nën urdhrat’ e grupit të Hajrullës, i bën pagesën për Sky Ecc! Matodashaj ia nis lekët me furgon

Aktualitet

Oficeri i policisë ‘nën urdhrat’ e grupit të

Oficerit të Policisë së Shtetit Rezart Kuçit, ia paguante tarifën e telefonit sky ecc shtetasi Ervis Matodashaj, ky i fundit i shpallur në kërkim në kuadër të dosjes për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës. Në dosjen hetimrore përfshihen implikimet e tij, në dhënie informacionesh, qoka kundrejt pagesave dhe angazhime të drejtëpërdrejta në trafikim të narkotikëve e gjithashtu disa nga episodet kryesore të trafikimit të drogëa dhe kapjet e tyre në disa shtete

Oficeri i policisë ‘nën urdhrat’ e grupit të

REZART KUÇI: Fol icik me atë të sky se më mbyllet sot

ERVIS MATODASHAJ: Po i shkruajta

Dhe Matodashaj i dërgon mesazhin që I ka nisur një kontakti të regjistruar me emrin

“SERVISI”: O vlla më bëj një ofertë 6 mujore të të nis lekët me fugon se jam në Vlorë

SERVISI: 5 minuta është gati

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se personi nën hetim Rezart Kuçi, në cilësinë e opgj/shef krimesh, ka krijuar marrëdhënie të qëndrueshme bashkëpunimi me shtetasin Ervis Matodashaj, i cili është i përfshirë në aktivitet kriminal.

Në kuadër të kësaj marrëdhënie, personi nën hetim Ervis Matodashaj, ka kryer pagesën në vlerën 1200 euro, për rimbushjen e llogarisë të Rezart Kuçi, në aplikacionin e enkriptuar Sky EÇ. Pagesa është kryer në funksion të përdorimit të këtij aplikacioni për komunikim të fshehtë, të lidhura me veprimtari kriminale.

SPAK thotë se Kuçi ka pranuar përfitimin pasuror dhe e ka përdorur mjetin e komunikimit për shkëmbim informacioni me personat e përfshirë në aktivitet kriminal, dhe është i lidhur drejtëpërdrejt me funksionin e tij si shef krimesh.

ME TE LEXUARAT