Ja dritarja ku ngeci hajduti, u gjet i vdekur pas hyri për të vjedhur një banesë në Fier

Shtetasi Ilir Zarka, 47 vjeç, është gjetur i pajetë në një banesë në Fier, ndërsa dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.
Viktima është gjetur fillimisht nga komshiu i pronarit të shtëpisë, pasi ky i fundit kishte një muaj që ndodhej në Greqi.
Nikollaq Lule, i cili kujdesej për shtëpinë e vëllait të tij, Uan Lule zbuloi detaje nga ngjarja. Ai tha se viktima ishte veshur me kapuç dhe doreza, sipas tij ‘gati për të grabitur’.
“E gjeta të varur këtu. Vëllai ka ikur, po bën një muaj në Greqi te fëmijët. Do kalonte Pashkët dhe do vinte. Unë para dy ditësh isha këtu, kontrollova, por nuk gjeta gjë. Mirëpo kaloi një komshi që vjen përditë për t’i ushqyer qenin, kur kishte ardhur sot në mëngjes kishte gjetur një person këtu në dritare dhe kishte lajmëruar policinë. Lajmërova edhe unë vëllanë, pastaj erdha këtu sepse i kam unë çelësat e shtëpisë. Xhamat janë të vegjël, mirëpo ai ka tentuar të futet aty, e për pasojë ka ngecur gjysma e trupit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit.
“Banesa është e vëllait tim, i cili ndodhet në Greqi prej një muaji. Një fqinj që kujdeset për shtëpinë e ka gjetur në dritare dhe ka njoftuar policinë”, u shpreh Nikollaq Lule.

Në mëngjes ai zotëria që vjen ushqen qenin e kishte gjetur të vdekur. Unë nuk jetoj këtu, erdha sepse kisha çelësat e shtëpisë. Nuk e njoh (viktimën). Ishte me kapuç, me doreza, i përgatitur për vjedhje. Nuk kishte mjete identifikuese me vete.”, tha ai.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë kryer veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, trupi i viktimës është dërguar në morgun e Fierit.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


