Video virale nga Hungaria, kërcimi i ministrit të ardhshëm “vjedh” vëmendjen pasi fituan zgjedhjet

Mijëra qytetarë hungarezë dolën në rrugë për të festuar humbjen e Viktor Orbán dhe fitoren e Péter Magyar në zgjedhjet e së dielës, por një person arriti të marrë gjithë vëmendjen dhe të bëhet viral.
Protagonisti i videos, që ka kaluar mbi 1.5 milionë shikime në Instagram, është Zolt Hegedüs.
Në pamjet e filmuara nga gazetarja e RTL, Noémi Zalavári, Hegedüs shihet duke kërcyer me shumë entuziazëm në skenë, aty ku Péter Magyar po festonte fitoren dhe ndryshimin e pushtetit pas 16 vitesh në Hungari.
Zolt Hegedüs, emri i të cilit po përmendet për postin e ardhshëm të ministrit të Shëndetësisë, është i lumtur”, shkroi gazetarja në përshkrimin e videos.
Zsolt Hegedűs, Hungary’s future health secretary breaking it down after last night's election win.
— Vatnik Soup (@P_Kallioniemi) April 13, 2026
Video courtesy of Noémi Zalavári. pic.twitter.com/MVWgZP0kfV
Edhe Deutsche Welle zgjodhi momentin e vallëzimit të tij për të ilustruar atmosferën euforike në qytetet hungareze pas rezultatit të zgjedhjeve.


