Qytetarët marrin ‘hak’ për Zvërnecin, rrethojnë Ministrinë e Brendshme me tela me gjëmba

Ka nisur në Tiranë protesta e qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec, një çështje që ka nxitur debate të forta dhe reagime publike gjatë ditëve të fundit.
Revolta e tyre erdhi pas pamjeve nga Zvërneci, ku gjatë një proteste të thirrur nga qytetarë e ambientalistë, një protestues u dhunua në mënyrë brutale nga disa roje të një kompanie sigurie private, i cili më pas u identifikuar, u arrestua dhe u la në arrest në burg.
Me pankarta të shumta në duar, qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas, ashtu siç kanë paralajmëruar, drejti kryeministrisë.
“Rama në burg, Berisha në burg”; “Ik në katund”; “Hajde protestoi, ka kafe falas, çohu nga kafja”, thuhet në disa nga pankartat e qyqarëve që i janë bashkuar protestës.


