Qytetari hedh bast në protestë: Më 1 Tetor, shqiptarët do ta hedhin Edi Ramën në kosh të mbeturinave

Aktualitet

Qytetari hedh bast në protestë: Më 1 Tetor, shqiptarët do

Një qytetar bëri një “parashikim” në protestë se kur do të largohet kryeministri Edi Rama nga qeveria ndërsa revolta kundër tij vijon.

Qytetari tha se është një “parashikues i vogël”, ndërsa shtoi se më 1 tetor, shqiptarët do ta hedhin atë në kosh të mbeturinavce.

“Jam një parashikues i vogël. Nuk jam si Baba Vanga apo Nostradamus por me 1 tetor Ramën do ta hedhin qytetarët në kosh të plehrave.”, tha ai.

Prej 73 ditësh vijojnë protestat e “Revolucionit të Flamingove” kundër qeverisë së Edi Ramës.


Protestuesit janë rikthyer sërish në rrugë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre.

“Rama, jep dorëheqjen” është një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa në protestë vijojnë të përsëriten mesazhet kundër qeverisë dhe mënyrës së qeverisjes.

 

ME TE LEXUARAT