Rama e quajti Dritan Goxhajn “komandant leshi”, Artur Meçollari nxjerr dokumentin me firmën e Agim Çekut

Aktualitet

Rama e quajti Dritan Goxhajn “komandant leshi”, Artur

Ish-zv.komandati i Forcave Detare, Artur Meçollari ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, duke publikuar një dokument zyrtar që, sipas tij, dëshmon kontributin e këtij të fundit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Artur Meçollari ka publikuar vendimin e Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit dhe Pjesëtarit të UÇK-së, të firmosur nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.

Sipas dokumentit, me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016, Dritan L. Goxhaj është shpallur zyrtarisht “Veteran Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Kete dokument dikush t’ia dërgojë Edi Ramës.

Dritan L. Goxhaj me firmën e gjeneral lejtnant Agim Çeku, shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Kryetar i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së me vendimin nr. 18/9642, datë 20 maj 2016 shpallet “Veteral Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

ME TE LEXUARAT