Rama thërret në mbledhje ministrat! Ja çfarë pritet të ndodhë
Lajmifundit
/
7 Janar 2026, 16:49
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama do të thërrasë në një mbledhje kabinetin qeverisës, për herë të parë në këtë vit.
Mësohet se mbledhja do të mbahet të premten (më 9 janar), teksa në fokus të takimit do të jenë objektivat kryesore dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026, si dhe përcaktimi i drejtimit strategjik të punës për muajt në vijim.
Mbledhja pritet të mbahet në Pallatin e Brigadave dhe do të shërbejë për një analizë të projekteve dhe reformave që qeveria synon të çojë përpara gjatë këtij viti.


