Reklamonte jetën e luksit, policia britanike i bën një "vizitë" 22-vjeçarit shqiptar dhe...

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar nga autoritetet britanike me 25 muja burg. Ai është Kelmend Tershalla, 22 vjeç. Tershalla u arrestua vitin e kaluar në High Wycombe, Buckinghamshire, pasi policia ndaloi makinën e tij më 25 tetor dhe gjeti sasi të lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit u zbulua një sasi lënde narkotike kokainë, e cila ishte ndarë në gjashtë doza të veçanta. Ata gjetën gjithashtu kanabis të paketuar në 31 kavanoza me ngjyra të ndryshme dhe pesë paketime me cigare elektronike kanabisi. Mediat britanike shkruajnë se Tershalla u kap me 319.47 paund para dhe një telefon celular.
Nga hetimet rezultoi se i riu shqiptar kontaktonte përdoruesit dhe po organizonte furnizimin me drogë. Në një seancë për përgatitjen e gjykimit, ai më vonë kishte pranuar posedimin e një droge të klasit A me qëllim furnizimi, posedimin e një droge të klasit B me qëllim furnizimin dhe posedimin e pronës kriminale. Gjatë seancës gjyqsore ai u shpreh i penduar.
Duke e dënuar atë, një gjykatës akuzoi Tershallën për imazhe të tij duke pozuar me para, drogë dhe armë. Duke qenë se është dënimi i tij i parë në Mbretërinë e Bashkuar, gjykatësi i shpjegoi atij se dënimi do të ishte më i rëndë nëse ai ofendonte përsëri.


