Shembet kanali në rrugën Klos-Burrel/ Ambulanca me pacient bllokohet në mes të rrugës

Aktualitet

Shembet kanali në rrugën Klos-Burrel/ Ambulanca me pacient bllokohet

Rruga nacionale Klos-Burrel është bllokuar pas shembjes së një kanali, ku sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë mbuluar asfaltin dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se një autoambulancë, që po transportonte një pacient drejt Tiranës, është bllokuar gjithashtu nga përmbytja e rrugës.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për të pastruar rrugën dhe për të rikthyer qarkullimin në kushte normale.

ME TE LEXUARAT