Shembja e rrugës Librazhd-Pogradec/ Mësues, infermierë e mjekë detyrohen të ecin orë të tëra në këmbë për në punë
Lajmifundit
/
25 Shkurt 2026, 19:01
Aktualitet

Çdo ditë mësues, infermierë, mjekë, detyrohen të ecin me orë të tëra në këmbë për të arritur nëpër punët e tyre për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, e cila prej ditësh është e pakalueshme.
Nga vendi ku shikohet në pamje, afër vendit të shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec, duhet të ecin më shumë në këmbë dhe më pas me vështirësi do kalojnë në krahun tjetër, ku atje i pret një mjet tjetër transporti që bën dhe dërgimin e tyre në vendet e punës që kanë përkatësisht./Shqiptarja


