Shëngjini i Vjetër mes baltës në dimër e pluhurit në verë, bashkia: Duhet ndërhyrje për kanalizimet

Aktualitet

Shëngjini i Vjetër mes baltës në dimër e pluhurit

Mes baltës në dimër e pluhurit në verë. Kjo është situata në të ashtuquajturin Shëngjini i Vjetër. Edhe pse zonë turistike e cila mirëpret çdo vit mijëra turistë, në blloqet e banimit ka mungese të infrastrukturës, ndërsa banorët ndihen të lënë në harresë.

“Prej 30 vitesh nuk ka asnjë investim. Mos shikoni tani që është koha e thatë. Në kohë me reshje nuk kalon dot. Edhe për ujin kemi bërë zgjidhje vetë se këtu akoma uji është me orar. Ka 30 vite që kërkojmë, por s’e ka vënë kush ujin në zjarr”, shprehen ata.

Zona edhe për këtë vit nuk u planifikua në listën e gjatë të investimeve që bashkia e Lezhës parashikoi në buxhetin vjetor.

Bashkia argumenton se ndërhyrjet rrënjësore për të cilat ka nevojë Shëngjini i Vjetër duhet nisur nga kanalizimet, një investim që pritet të finacohet nga banka gjermane për të vijuar pastaj me infrastrukturën sipërfaqësore./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT