Blindohet Vlora/ Kontrolle automjeteve në hyrje të qytetit, gjoba për shkelësit

Kontrolle të forta janë zhvilluar sot në hyrje të Vlorës, ku Policia ka ndaluar dhe verifikuar çdo automjet që hyn në qytet.
Aksioni është realizuar nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me FNSH dhe Policinë Rrugore, me fokus kontrollin e dokumentacionit dhe identifikimin e personave të dyshimtë.
Sipas burimeve, vëmendja kryesore ka qenë tek mjetet e reja dhe individët me rrezikshmëri, si dhe parandalimi i qarkullimit të sendeve të jashtëligjshme
Gjatë kontrolleve janë vendosur edhe disa masa administrative me gjoba për shkelje të konstatuara.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, si pjesë e masave për rritjen e sigurisë në qytet. /Shqiptarja


